“E QUAJTI DIVA QË NUK DI TË KËNDOJË”/ Këngëtari shqiptar flet pasi thumboi Adelina Ismailin (FOTO) – AlpeGossip
“E QUAJTI DIVA QË NUK DI TË KËNDOJË”/ Këngëtari shqiptar flet pasi thumboi Adelina Ismailin (FOTO)

“E QUAJTI DIVA QË NUK DI TË KËNDOJË”/ Këngëtari shqiptar flet pasi thumboi Adelina Ismailin (FOTO)

Ditën e djeshme në media bëri bujë një postim i këngëtarit Korab Shaqiri, ku u aludua se ai nëpërmjet një statusi kishte thumbuar këngëtaren e njohur shqiptare, Adelina Ismaili. Sipas tij ajo nuk duhet ti thotë ‘Diva’ vetes pasi as këngët e saj nuk këndon dot live.
Shumë fansa nuk e pritën mirë këtë deklaratë të Shaqirit dhe i kanë dërguar atij mesazhe duke e akuzuar se këto fjalë i ka për Adelina Ismailin dhe performancën e saj në “E diell” në Top Channel.

Por në një bisedë të siguruar nga ‘Iconstyle’, Korabi ka mohuar që këto fjalë t’i ketë për Adelinën, duke e quajtur këtë thjesht një keqkuptim të mediave.

“Kë shava? Më fal, mos përmenda gjë emër? Mos u merrni me median”, shkruan këngëtari në një mesazh.