A ka hequr dorë Floriana Garo nga EKRANI, flet moderatorja: Në planet e mia tani… (VIDEO) – AlpeGossip
A ka hequr dorë Floriana Garo nga EKRANI, flet moderatorja: Në planet e mia tani… (VIDEO)

A ka hequr dorë Floriana Garo nga EKRANI, flet moderatorja: Në planet e mia tani… (VIDEO)

Dy muaj më parë, bukuroshja e ekranit Floriana Garo u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj Adia, të cilën ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.

Pas lindjes së saj, qarkulluan zëra se Floriana kishte deklaruar se nuk do të ishte më pjesë e ekranit në të ardhmen. Mirëpo, e kontaktuar nga “Pop Culture”, ajo tregoi se aktualisht nuk ka plane të afërta për tu rikthyer në ekran, por ky mbetet një opsion i hapur.

“Nuk kam plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, por mbetet një opsion i hapur për mua. Kënaqësia për të qenë pjesë e ekranit është e madhe”- ka deklaruar ajo sipas moderatorëve, duke përgënjeshtruar lajmet se nuk do të rikthehet më në ekranin shqiptar.