Një Youtuber i quajtur Niko Can i ka bërë bashkëshortes së tij rrengun më djallëzor që mund të keni parë ndonjë herë.
Në videon e postuar në kanalin e tij në YouTube, Niko shkon tek partnerja e tij, e cila po flinte gjumë, dhe i vendos një strishë me dyllë depilimi në vetulla.
Pas disa sekondash ajo zgjohet dhe kupton që në sy kishte diçka që nuk e lejonte të shihte.
Më pas, Can i tregon që i kishte vendosur dyllë në shenjë “hakmarrje” pasi ajo i kishte bërë të njëjtën gjë, por në këmbë.
Ndërsa i tregon kamerës strishën me dyllë, ai dëgjohet duke thënë:
Është koha të mësohem me një grua pa vetulla, ajo mundet edhe të më kërkojë divorcin.”
Bashkëshortja e tij, siç mund të kuptohet, u tmerrua duke menduar fillimisht për dhimbjen që e priste dhe më pas nga ideja që mund të mbetej pa vetulla.
Gjithsesi, Niko tregon në fund se e gjithë situata kishte qenë një rreng pasi tek strisha kishte vendosur ngjitës dhe jo dyllë.