Rita Ora ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë – AlpeGossip
Rita Ora ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Rita Ora ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Rita Ora po vazhdon fuqishëm të mbështet vendlindjen e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë herë ka ndarë me fansat e saj në postim në “InstaStory”, ku ka kërkuar që të mbështes viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Ajo shkruan në postim “Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT, që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “Bëhu Zëri Im”, duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh”.

Fushata “Zëri im” përkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT).