MOS PO I PËRKËDHELNI FËMIJËT MË SHUMË SE DUHET? Ka një përgjigje nga psikologët - AlpeGossip
MOS PO I PËRKËDHELNI FËMIJËT MË SHUMË SE DUHET? Ka një përgjigje nga psikologët

MOS PO I PËRKËDHELNI FËMIJËT MË SHUMË SE DUHET? Ka një përgjigje nga psikologët

Edhe mund të keni dëgjuar ndonjë këshillë të tipit “dashuria e tepërt nuk i bën mirë fëmijës”, me idenë që fëmijët përkëdhelen e bëhen tekanjozë prej dashurisë pa kufi që prindërit kanë dhe ua shprehin, gjë që i fut në mendime prindërit nëse janë duke i dhënë më shumë sesa duhet dashuri fëmijës, por kjo pyetje është e vemja që nuk duhet t’ju shqetësojë. Nuk ka asnjëherë një sasi dashurie që është e mirë dhe një tjetër që është e keqe për fëmijën. Ja disa këshilla psikologësh.

Jepni dashuri të pakushtëzuar. Nuk është e mundur ta dëmtosh një njeri duke i dhënë shumë dashuri. Dëmtimi zakonisht vjen si pasojë e dhënies së objekteve, dhuratave, në vend të dashurisë. Kur fëmijët ndjehen vërtet të dashuruar zhvillojnë një ndjesi të fortë sigurie sa bëhen gjithnjë e më pak nevojtarë.

Shprehni afeksion fizik! Ne jemi qenie që kemi nevojë për kontakt fizik me të tjerët. Fëmijët kanë nevojë për shumë afeksion fizik nga prindërit e tyre, jo vetëm kur janë foshnja, por dhe përgjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Lavdëroni arritjet e fëmijës! Disa prindër shqetësohen se lavdërimi i shpeshtë i bën ata të ndihen se dashuria e tyre është e kushtëzuar. Por kjo nuk përbën problem nëse ju i shprehni dashurinë dhe afeksionin në të gjitha mënyrat dhe kohë të ndryshme dhe jo vetëm kur fëmija ka arritur sukses në diçka.

Për këtë duhet së pari të lavdëroni arritje specifike, por jo të lidhni dashurinë tuaj me arritjet e tij.

Së dyti, fokusojeni lavdërimin te lidhja midis arritjes dhe përpjekjeve të fëmijës.

Së treti, lidhe me cilësinë e arritjes dhe së fundmi, nëse ndieni se duhet t’i krahasoni arritjet e fëmijës, bëjeni këtë me arritjet e tij të mëparshme dhe jo me të të tjerëve.

Përgjigjjuni nevojave emocionale të fëmijës. Gjatë foshnjërisë, mendoni si mund ta bëni fëmijën të ndihet më i sigurt.

Gjatë fëmijërisë së hershme, si mund ta ndihmoni fëmijën të ndihet më i pavarur?

Gjatë shkollës fillore, si mund ta ndihmoni fëmijën të ndihet më i aftë?

Siguroni një ambient pozitiv. Kushtojini shumë rëndësi atmosferës emocionale në shtëpi, e cila nënkupton mënyrën se si ju bashkëveproni me bashkëshorten/in tuaj dhe fëmijët e tjerë.