FESTUAN 2 VJETORIN E MARTESËS/ Xhensila i organizon Besit natën romantike (VIDEO) – AlpeGossip
FESTUAN 2 VJETORIN E MARTESËS/ Xhensila i organizon Besit natën romantike (VIDEO)

FESTUAN 2 VJETORIN E MARTESËS/ Xhensila i organizon Besit natën romantike (VIDEO)

Ditën e sotme çifti i njohur i showbizit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë 2 vjetorin e martesës. Ishte Besi ai që në mëngjes nëpërmjet një fotoje të shkëputur nga dasma uroi bashkëshorten me fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar përvjetorin e dytë. Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruan Besi krah fotos nga dasma.

Ndërkohë pak më parë, Xhensila ka publikuar një video ku shihet në natyrë ndërsa që tregon një tavolinë të mbushur plot me ushqime, zbukurime dhe qirinj pa fund.

“Prit të lëviz pak karrigen që të ulesh i dashur bashkëshort.”, i thotë Xhensila ndërkohë që Besi shfaqet i surprizuar.

“Ti e di që në evente të tilla nuk duhet të mungojë domatja. Ty hallall të qoftë që je munduar.”, i thotë Besi këngëtares me shaka.

“Po ja, jam unë domatja”,ja ka kthyer Xhensila duke qeshur.