Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë. Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen. Uji me kanellë mund t’ju shoqërojë mjaft mirë çdo ditë dhe t’ju mbrojë nga një sërë virozash.
Mjafton të zjeni ujin, për një filxhan çaji ujë duhet një lugë çaji kanellë pluhur. Pasi të ketë zjerë ujin, shtoni kanellën dhe lëreni për 10 minuta sa të tretet plotësisht duke e trazuar. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë ose pak sheqer sipas dëshirës. Sipas dëshirës, për më shumë shije dhe vlera kur ta konsumoni mund t’i shtoni disa feta mollë. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime nga AgroWeb.org për vlerat më të mira shëndetësore që përfitoni duke pirë çajin me kanellë.
Ushqyesit e erëzës Kanella është shumë e pasur me antioksidantë. Ajo përmban gjithashtu minerale si kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe magnez. Kjo erëz e mrekullueshme është e pasur edhe me vitaminë A.
Llojet e kanellës- Në botë gjenden qindra lloje të kësaj erëze, por njeriu mund të përdorë vetëm katër prej tyre: Kanella Autentike e Sri Lankës, Kanella Cassia e Kinës, Kanella Korintje e Indonezisë dhe Kanella Saigon e Vietnamit. Kanella pluhur ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të humbur në peshë. Kanellën mund ta përzieni me tërshërë, çaj ose lëngje frutash. Nëse jeni minimalistë në shije, mund të zgjidhni ujin me kanellë që ofron vlerat e mëposhtme.
Kanella përmirëson tonalitetin e lëkurës- Konsumoni të paktën një lugë gjelle me kanelle në ditë që të merrni sa më shumë fibër. Kanella largon toksinat dhe përmirëson tonalitetin e lëkurës. Ajo është miqësore me lëkurën e ndjeshme ndaj rekomandohet kundër akneve dhe problemeve të tjera.
Ndihmon në rënien në peshë- Çaji me kanellë dhe mjaltë është shumë i mirë për të rënë në peshë. Kombinimi i të dyjave shuan urinë dhe parandalon ngrënien e tepërt. Përmirëson funksionet e trurit Me ujin me kanellë do të jenë më të përqendruar dhe vigjilentë.
Ai vazhdon të përdoret kundër disa sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni sidomos tek të moshuarit. pasi të lexoni këtë artikull përgatisni një çaj ose lëng me kanellë për gjyshërit.
Kuron dhimbjen e dhëmbit- Herën tjetër kur t’ju dhembë dhëmbi përzieni pak kanellë me mjaltë dhe vendoseni direkt mbi dhëmb. Mbajeni pastën për pak kohë dhe më pas lani dhëmëbt.
Forcon sistemin imunitar dhe dëgjimin- Nëse pini rregullisht ujë me kanellë, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur nga bakteret dhe virozat. Për më tepër, kanella ka aftësinë të rimëkëmbë dëgjimin e dëmtuar.
Përdorimet e kanellës në shtëpi.- Përveç të mirave që i sjell të shëndetit, kanellën mund ta përdorni në shtëpi edhe për të neutralizuar aromat e këqija, larguar insektet, masazhe, e të tjera.
Kini kujdes- Kanella shoqërohet me efekte anësore siç janë: rritja e temperaturës, probleme gjatë shtatzanisë sidomos kontraktime dhe lindje të parakohshme. Në rastin e grave lehonë, kanella nuk duhet konsumuar sepse mund të shkaktojë alergji tek fëmijët. Shmangni çdo produkt me kanellë nëse jeni shtatzënë apo lehonë. Kanella nuk rekomandohet për diabetikët sepse mund të ulë ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak.
Nëse hani sasi të mëdha të kanellës do të përballeni me një nivel të madh toksinash në organizëm. Dozat e rekomanduara Mos konsumoni kurrë më shumë se 1-6 gramë kanellë në ditë. Kanella Autentike është më e mira dhe më e shëndetshmja nga të gjitha./AgroWeb.org