Veshi fustanin e papërshtatshëm, prezantuesen e pushojnë gjatë transmetimit direkt – AlpeGossip
Veshi fustanin e papërshtatshëm, prezantuesen e pushojnë gjatë transmetimit direkt

Veshi fustanin e papërshtatshëm, prezantuesen e pushojnë gjatë transmetimit direkt

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur gjatë transmetimit direkt të një emisioni lojrash në Kuvajt, ku prezantueses e cila ishte duke folur ja kanë prerë fjalën në mes duke mbyllur transmetimin dhe duke e pushuar atë nga puna.

Shikuesit që po ndiqnin emisionin u ankuan në Twitter se fustani i bardhë i prezantueses Amal Al-Awadhi ishte i papërshtatshëm për muajin e Ramazanit. Fustani i Amal ishte i ngushtë në pjesën e belit dhe kofshëve dhe i gjatë deri poshtë gjurit, ndërkohë që kishte krahë të varur e të fryrë.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Snapchat, prezantuesja ka treguar për ndjekësit se gjatë kohës që ishin në transmetim, kishte dëgjuar se dikush kishte thënë “Hiqe Amalin nga transmetimi menjëherë, ose do të mbyll stacionin.”

29-vjeçarja e cila është edhe aktore, tregon se nuk i kanë dhënë asnjë arsye shpjeguese për vendimin e largimit të saj nga puna.
“Meqë shfaqja ishte gjatë Ramazanit, isha mjaft e kujdesshme që të mos dilja kundër traditave tona, bëra kujdes në atë që vesha dhe në atë që fola.”- shpjegon ajo.