NUK E KENI PARË AKOMA? Ja si e ka zbukuruar Elita Rudi shtëpinë për festat e fund vitit (VIDEO) – AlpeGossip
NUK E KENI PARË AKOMA? Ja si e ka zbukuruar Elita Rudi shtëpinë për festat e fund vitit (VIDEO)

NUK E KENI PARË AKOMA? Ja si e ka zbukuruar Elita Rudi shtëpinë për festat e fund vitit (VIDEO)

Është periudha më e bukur e vitit dhe për të mos e ndjerë kaq shumë emergjencën Covid-19 dhe këto ditë të vështira, të gjithë jemi fokusuar në shtëpitë tona.

Me siguri edhe ju keni nisur të vendosni zbukurimet e festave, pemën e dritat e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri.

Festa ka ardhur edhe në shtëpinë e Elita Rudit dhe Gjikos, siç na ka treguar së fundmi moderatorja.

Ajo na ka hapur dyert e shtëpisë duke na treguar ambientin fantastik dhe super të ngrohtë, siç i ka hije kësaj periudhe.

Në shtëpinë e çiftit mbizotëron ngjyra blu në shumicën e zbukurimeve, ndërsa sytë na ngelën tek pema e dekoruar deri në detaje.

Kliko linkun për videon

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/88604313_137636257729048_2383078464545730417_n.mp4?_=1

Gjiko dhe Elita po presin fëmijën e tyre të dytë, një vajzë, ndërsa këto duhet të jenë festat më të bukura për familjen e tyre.

Shumë shpejt Zëri do të bëhet me motër, ndërsa ne jemi kuriozë të mësojmë emrin e veçantë që dyshja do t’i vendosë të voglës.