Trendi më i fundit në muzikën shqiptare, Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore – AlpeGossip
Trendi më i fundit në muzikën shqiptare, Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore

Trendi më i fundit në muzikën shqiptare, Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore

Muzikën shqiptare këto kohët e fundit e ka prekur një trend i ri. Këngëtarët e muzikës moderne bashkohen me ata të rrymës popullore dhe risjellin në memorien e të gjithëve disa këngë të vjetra, por të përpunuara me një stil të ri. Mund të themi se këto lloj bashkëpunime deri më tani kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Mund të përmendim ata më të fundit, bashkëpunimin e Era Rusit me Remzie Osmanin apo Luana Vjollcën me Bujar Qamilin.

 

Duket se këtij trendi ka vendosur t’i bashkohet edhe Çiljeta Xhilaga. Çiljeta nuk është vazhdimisht aktive në muzikë, por duket se ky bashkëpunimi i fundit do të jetë vërtet i fuqishëm. Sipas emisionit radiofonik “Chaud Patate”, Çiljeta do të bashkëpunojë me këngëtaren e njohur të muzikës popullore të veriut, Fatmira Breçani.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Fatmira Breçani bën bashkëpunime të këtij lloji, sepse pak vite më parë kënga e saj me Bes Kallakun, “Qefi Qef” rezultoi me të vërtetë e suksesshme. Megjithatë për bashkëpunimin me Çiljetën na duhet të presim ditët në vijim për të zbuluar më shumë detaje.