“KUSH THA QË NUK JAM ME LUIZIN”/ Diola Dosti: Djalë fantastik, kam qenë pro… – AlpeGossip
“KUSH THA QË NUK JAM ME LUIZIN”/ Diola Dosti: Djalë fantastik, kam qenë pro…

“KUSH THA QË NUK JAM ME LUIZIN”/ Diola Dosti: Djalë fantastik, kam qenë pro…

Diola Dosti është banorja e fundit e eliminuar nga “Big Brother VIP2”. Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në “Fan Club”, ku foli për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, ajo u pyet: “A mendon që po të ishe krah Luizit do vazhdoje të ishe në Big Brother”.

“Po kush tha që unë nuk jam në krah të Luizit?”, u përgjigj Diola. Teksa Megi Pojani tha se të gjithë banorët kur dalin jashtë shtëpisë bëhen me këngëtarin e njohur, Diola e sqaroi më tej përgjigjen e saj.

“Unë që në fillim kam qenë një ndër të paktat (jam futur në kohën kur ishte sëmundja e Luizit dhe ishte një traumë për të gjithë ne) që jam futur në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë ai është një djalë fantastik (janë të regjistruara) por e ka bërë këtë për një arsye dhe unë do ta mbështes dashurinë e tyre. Unë kam qenë pro dashurisë së tyre, nuk kam qenë dakord me ofendimet, me bullizimet që ai mund të ketë bërë. Unë nuk kam mbajtur asnjë anë”, u shpreh ajo.