“SI ËSHTË TË KESH BURRIN MË TË MIRË NË PLANET?” Ermali lë pa fjalë Amin (VIDEO) – AlpeGossip
“SI ËSHTË TË KESH BURRIN MË TË MIRË NË PLANET?” Ermali lë pa fjalë Amin (VIDEO)

“SI ËSHTË TË KESH BURRIN MË TË MIRË NË PLANET?” Ermali lë pa fjalë Amin (VIDEO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan mbrëmjen e djeshme 10-vjetorin e martesës. Ermali kishte përgatitur për të shoqen një darkë romantike, plot me lule dhe qirinj.

Pas surprizës, ai ka publikuar një video krah Amit në Instagram, duke e pyetur: “H Amardë si është të kesh burrin më të mirë në planet?” Moderatorja i përgjigjet se ka mbetur pa fjalë. “Jam pa fjalë. Ç’të them unë! Pale për 15-vjetor apo për 20”, shprehet ajo duke qeshur.

“Është pa fjalë ngaqë ka burrin më të mrekullueshëm më të shkëlqyeshëm më të adhurueshëm në planet…E kam seriozisht. Ska asgjë për të qeshur”, ka shkruar Ermali krahas videos.