tudimet e kryera vazhdimisht, kanë vërtetuar se njerëzit më shumë seks bëjnë gjatë fundjavës. E shtuna ishte dita e preferuar nga gjithë të tjerat,e ndjekur më pas nga e diela dhe në vend të 3-të vinte dita e premte. Dihet që pafund njerëz presin fundjavën si kohën ideale për ta marrë seksin shtruar.
E kuptojmë sepse ditët e javës janë të zëna dhe të mbushura me stres-2 gjëra që nuk të emocionojnë mjaftueshëm- kurse gjatë fundjavave është më e lehtë të përqëndrohemi aty. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që seksi më i mirë bëhet të shtunave apo të dielave.
1. Ka raste kur sasia është më e rëndësishme
Të gjithëve u pëlqen të flasin për cilësinë në vend të sasisë, por ka disa raste kur e vërtetë është e kundërta. Nëse keni pritur gjithë javën për të bërë seks, ndoshta do të zhgënjeheni. Presioni i akumuluar për “seks të paprë” mund të prishë gjithçka.
2. Spontaniteti është i rëndësishëm
Sa e mërzitshme është të bësh seks të skeduluar? Të mësosh të bësh seks spontan do të thotë se je më i suksesshëm për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme emocionale dhe fizike.
3. Mund të humbisni shumë nëse nuk e shfrytëzoni rastin!
Fundjava ka vetëm 2 ditë. Mundësitë për eksplorime janë të pakta. Çfarë?! Do të prisni të shtunën e ardhshme për seksin e jetës?
4.Pritshmëritë mund të të çojnë në zhgënjim!
Njerëzit kanë tendencën për të ndërtuar gjëra në mendjen e tyre dhe kur realiteti është ndryshe, zhgënjehen. S’keni pse të mendoheni gjithë javën për seksin e fundjavës.