Mesa duket ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.
Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.
Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…
Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.
Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.
Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.
Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!
Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur janë zgjuar mëngjesin e sotëm, Iliri ia ka kujtuar Fifit fjalët që ka thënë për të.