Tashmë “Big Brother VIP 2” i erdhi fundi, të vendosur kokë më kokë, Luizi dhe Kristi, fituesi i këtij edicioni është Luizi.
Kanë qenë votat e publikut ato që kanë shpallur triumfues konkurrentin që prej më shumë se 4 muajsh ka qenë brenda në shtëpi dhe ka dhuruar spektakël.
Luizi fiton 100 mijë euro, ndërsa vendi i dytë që është Kristi 10 mijë euro.