I SHOHIM ÇDO DITË NË SERIALET TURKE/ Ja cilët janë aktorët që nuk kanë një diplomë “të vlefshme” në aktrim – AlpeGossip
I SHOHIM ÇDO DITË NË SERIALET TURKE/ Ja cilët janë aktorët që nuk kanë një diplomë “të vlefshme” në aktrim

I SHOHIM ÇDO DITË NË SERIALET TURKE/ Ja cilët janë aktorët që nuk kanë një diplomë “të vlefshme” në aktrim

Serialet turke janë bërë pjesë e pandashme e ditës tonë. Ne jo vetëm që i ndjekim pafund, por jemi dhe të interesuar për aktorët, të cilët janë kthyer në “pjesëtarët e familjes”. Shpesh dëgjojmë të thuhet se cilët janë më të bukurit apo më të paguarit. RevistaWho.Com sot ka zgjedhur t’ju zbulojë diçka interesante. Të gjithë ata aktorë që edhe pse janë më të kërkuarit e momentit, shkolla që  kanë kryer nuk ka lidhje me profesionin që kanë marrë.

Kenan İmirzalıoğlu:

E kush nuk e njeh ‘Ezelin’?! Nuk  ka familje shqiptare që mos të ketë qëndruar përpara ekranit të televizionit, qoftë edhe një herë gjatë mbrëmjes dhe mos ta ketë parë serialin. Kenan İmirzalıoğlu është emri i vërtetë i aktorit, i cili na ka bërë të qajmë, të qeshim e të dashurohemi pas tij. Ndoshta askujt nuk i ka shkuar në mend, por Kenan nuk është si gjithë të tjerët. Përveç dijeve në fushën e aktrimit, ai ka një diplomë për matematikë. Rasti kur zoti t’i dhuron të gjitha, bukurinë, talentin dhe zgjuarsinë.

Cansu Dere:

E kur folëm për ‘Ezelin’ nuk kishte si mos të flisnim për dashurinë e tij të quajtur ‘Ejshan’. Ajo është e bukur, me plot klas dhe ka bërë mijëra shikues të magjepsen. Ndoshta askush nuk e ka menduar, por Cansu Dere ka përfunduar studimet për degën e Arkeologjisë. Pavarësisht se ajo nuk e ka praktikuar kurrë këtë, ne jemi shumë “të kënaqur”, pasi ekraneve do t’i mungonte një yll në qoftë se do të ndodhte e kundërta.

Yigit Özsener:

Yigit Özsener njihet për të gjithë si Xhengizi tek seriali shumë i ndjekur “Ezel”. Mënyra se si ai aktronte rolin e një personazhi negativ, bëri që askush të mos dyshonte që Yigit nuk ka kryer një shkollë për aktrim. Mjeshtëria e tij për t’u përfshirë në rol, është e lindur. Yigit Özsener ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni në universitetin “Yildiz Technical”.

Tuncel Kurtiz:

TUNCEL KURTIZ / SIYAH BEYAZ SINEMA FOTOGRAF MUHSIN AKGUN RADIKAL

Tuncel Kurtiz për të gjithë publikun shqiptar njihet si ‘Ramizi’ në po të njëjtin serial. Aktori ishte ndër kryesorët dhe më të paharrueshmit, pasi thëniet e tij me plot kuptim kujtohen dhe sot, jo vetëm në përditshmëri, por dhe në rrjetet sociale. Tuncel Kurtiz ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi angleze. Ndoshta nuk ju kishte shkuar ndonjëherë në mend por ja që ndodh, jo domosdoshmërisht duhet të kesh bërë një shkollë për të pasur një talent kaq të madh.

Aras Bulut Iynemli:

Nuk besojmë që ka njeri që nuk e ka parë qoftë dhe një herë serialin “Të infiltruarit” dhe të mos njohë Mertin. Ai është djali i familjes që është ‘rrëmbyer nga mafi’a dhe që është kaq i bukur sa të gjitha vajzat ‘çmenden’. Nuk mund ta besoni, por  Aras Bulut Iynemli ka mbaruar studimet e larta në Departamentin e Universitetit Teknik të Inxhinierisë së Aeroplanit, në qytetin e Stambollit.

Elçin Sangu:

Flokët e saj të kuq me nuancë portokalli, kanë bërë që aktorja të bie në sy nga të gjithë. E kujt nuk i kujtohet Defne lozonjare që vetëm qeshte pas Omerit? Me siguri, tani do të mendoni se çfarë do ‘Defne’ në këtë listë. Jua themi ne. Aktorja Elçin Sangu ka përfunduar universitetin e Arteve, por jo për degën e aktrimit, por të operës. Tani mund të bëni dhe lidhjen me serialin se pse Defne këndonte aq shumë dhe me tone të larta.