U bë gruaja e kryeministrit, Linda Rama tregon nga çfarë hoqi dorë: Tani nuk jap më… – AlpeGossip
U bë gruaja e kryeministrit, Linda Rama tregon nga çfarë hoqi dorë: Tani nuk jap më…

U bë gruaja e kryeministrit, Linda Rama tregon nga çfarë hoqi dorë: Tani nuk jap më…

E ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan” ishte bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda e cila pas kaq shumë kohësh ka zgjedhur këtë emision për t’u shfaqur.

Linda tregoi se pas martesës me kryeministrin, i duhej të hiqte dorë nga disa gjëra.

“Unë e dua profesionin tim dhe nuk kam hequr dorë, por kam hequr dorë nga të tjera gjëra që mendoj se ia vjen të heqësh dorë”, u shpreh Linda.

E pyetur se cilat janë këto gjëra, ajo u përgjigj: “Unë kam dhënë mësim për shumë vite, ndërsa tani nuk jap më mësim, sepse nuk kam më aq shumë kohë, kështu që nga kjo kam hequr dorë”.