Gënjeu se nuk ka fëmijë/ Miss-i humb kurorën (FOTO) - AlpeGossip
Gënjeu se nuk ka fëmijë/ Miss-i humb kurorën (FOTO)

Gënjeu se nuk ka fëmijë/ Miss-i humb kurorën (FOTO)

Veronika Didusenko u shpall Miss Ukraina pak kohë më parë, por nuk zgjati shumë dhe drejtuesit e eventit vendosën ta “rrëzojnë nga froni” pasi kishte gënjyer që ishte e martuar dhe kishte edhe një fëmijë 4 vjeçar, në kundërshtim me rregullat.

Ajo shkroi në formularin e aplikimit se kurrë nuk ka qenë e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Megjithatë, gënjeshtra e saj doli në shesh dhe tani në garën për Miss Bota, Ukraina do të dërgojë një konkurrente tjetër.

Organizatorët thonë se nuk janë të sigurt se kush do të jetë Miss i ri i Ukrainës, por gjithçka do të vendoset nga juria.