Pasi Seldi konfirmoi ndarjen në “Dance With Me”/ Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra (VIDEO) – AlpeGossip
Pasi Seldi konfirmoi ndarjen në “Dance With Me”/ Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra (VIDEO)

Pasi Seldi konfirmoi ndarjen në “Dance With Me”/ Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra (VIDEO)

Gjatë natës së parë të spektaklit “Dance With Me”, këngëtari shqiptar Seldi konfirmoi lajmin se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës. Madje si një zotëri i vërtetë, Seldi u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”.- tregoi Seldi.

Pas kësaj deklarate, Mimoza Shkodra nuk reagoi aspak dhe qëndroi në heshtje. Mirëpo mbrëmjen e sotme, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku përshkruhet qartë gjendja e saj emocionale.

Ajo sfidon Seldin në kërcim, teksa shfaqet duke vallëzuar e lumtur në mes të rrugës e veshur krejt sportive.

Duket se pas ndarjes,Mimoza Shkodra ka gjetur qetësinë dhe po i kushton më shumë kohë vetes.