ME KËTO FOTO TË PUBLIKUARA/ Princ Harry dhe Princ William i japin fund thashethemeve për marrëdhënien e tyre – AlpeGossip
ME KËTO FOTO TË PUBLIKUARA/ Princ Harry dhe Princ William i japin fund thashethemeve për marrëdhënien e tyre

ME KËTO FOTO TË PUBLIKUARA/ Princ Harry dhe Princ William i japin fund thashethemeve për marrëdhënien e tyre

Ka kaluar 1 vit që prej momentit kur Princ Harry kurorëzoi dashurinë e tij në martesë së bashku me dukeshën e Sussex, Meghan Markle. Faqja e pallatit mbretëror ka publikuar disa foto nga momentet pak para ceremonisë në kështjellën Windsor. Në foto dallohet Harry dhe William duke zbritur shkallët, ndërkohë që të dy duken shumë të lumtur për këtë moment të veçantë. Një tjetër moment i publikuar, ishte ai kur Harry priste makinën e cila do e shoqëronte për në vendin ku u zhvillua dasma.

Këto foto të publikuara kanë zbuluar dhe njëherë afrimitetin dhe dashurinë midis dy vëllezërve nga pallati ‘Kensington’, marrëdhënia e të cilëve është komentuar shpesh herë gjatë muajve të fundit. Pavarësisht këtyre lajmeve, Harry dhe William kanë zgjedhur mos ta komentojnë asnjëherë në media raportin e tyre./revistawho.com