Të shumtë janë përdoruesit e rrjeteve sociale, por që kanë krijuar edhe varësi ndaj tyre. Së fundmi rrjeti social Snapchat ka përditësuar dy filtra të rinj.
Këto filtra i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore. Njerëzit kanë filluar t’i përdorin këto filtra të cilat të japim një pamje pothuajse të vërtetë në ndryshimin e gjinisë dhe shumë thjesht ju mund t’i mashtroni miqtë tuaj që të mendojnë se jeni dikush tjetër.
Vetëm nga ky filtër i ndryshimit të gjinisë, përdoruesit e Snapchat janë rritur me 7 milionë. Ndërsa, filtri i radhës e transformon fytyrën tuaj ose fytyrën e dikujt që ju zgjidhni në një version fëmijësh të ngjashëm me veten.
Ky tipar është një karikaturë e vogël, është shumë realiste dhe natyrisht të gjithë po e përdorin atë. Ky filtër po bëhet shumë i populluar në internet, si shkak i përdorimit të fytyrës së personave të famshëm nga e gjithë bota.