Ronela Hajati “twerk” në skenë: Më duheshin lekët, më mirë këmbët përpjetë në … (VIDEO) – AlpeGossip
Ronela Hajati “twerk” në skenë: Më duheshin lekët, më mirë këmbët përpjetë në … (VIDEO)

Ronela Hajati “twerk” në skenë: Më duheshin lekët, më mirë këmbët përpjetë në … (VIDEO)

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret shqiptare më energjike. Ajo është ndër të parat këngëtare që ka guxuar të bëjë “twerk” në skenë, një lloj kërcimi ky që është shumë i përhapur në ditët e sotme.

Prezantimi i saj në “Kënga Magjike 2013” u shoqërua me shumë diskutime për shkak të performancës që ajo bëri. Pasi kanë kaluar gati 5 vjet nga ajo performancë Ronela ka reaguar për herë të parë rreth këtij kërcimi dhe prezantimi në emisionin “Boom”, të Fiori Dardhës dhe Rozana Radit.

 

“Për kohën ishte guxim i madh, po ta bësh në klip nuk vërehet shumë, por në skenë që ke njerëz aty përballë, edhe ato vërtet ishin gjeste.. Në prova nuk e kam bërë se e dija që nuk do të lejonte Arditi. Gjithmonë i kam bërë këto gjërat. Por atëherë ka qenë një periudhë që nuk kisha mundësi të bëja klipe fare dhe të vetmen dalje që mund të bëja ishte ‘Kënga Magjike’. Mezi e prisja që të vinte, përgatitesha gjithë vitin. Unë ato lekë duhet ti fitoja, më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë skenës”, tha Ronela.