Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” banorët kanë bërë një spektakël, ku janë ndarë edhe çmime të ndryshme.
Çmimin si banori i padëshiruar iu dha Donaldit, si më pastërtorja Beniadës, e pafajshmja Egzonës, më seksi Arjolës dhe inteligjentja shkoi për Einxhel.
Gjithashtu banorët kanë votuar në kategorinë surprizë për emrat e banorëve që rrezikojnë të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por ata nuk e dinin se për çfarë bëhej fjalë.
Emrat janë Monika, Arbëri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel si më inteligjentja duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës.
Ajo zgjodhi që Monika të dalë në nominim për javën e ardhshme, ndërsa pritet për tu parë se me cilët banorë do të shkojë në televotim.