PO SHPENZONI SHUMË PËR SHAMPO? Ja 9 mënyra natyrale për flokë të shëndetshëm – AlpeGossip
PO SHPENZONI SHUMË PËR SHAMPO? Ja 9 mënyra natyrale për flokë të shëndetshëm

PO SHPENZONI SHUMË PËR SHAMPO? Ja 9 mënyra natyrale për flokë të shëndetshëm

Të gjithëve na ka ndodhur të shpenzojmë shumë duke blerë shampo e më pas të mos marrim rezultatin e dëshiruar. Por në vend që të blini shampo apo balsam të shtrenjtë, mund të provoni disa mënyra natyrale në shtëpi.

 Trajtim me vezë – Nëse keni flokë të thatë përdorni të bardhën e vezës për t’i trajtuar. Trazojeni të bardhën e vezës dhe aplikojeni në flokë. Lëreni për 20 minuta dhe shplajeni me ujë të ftohtë.

Shmangni ujin e nxehtë – Duhet t’i shplani flokët me ujë pak më të ngrohtë se temperatura e trupit.

Trajtim me lëng kungulli – Aplikojeni lëngun e kungullit në flokë, mbajeni për 30 minuta dhe shplajeni.

Terapi me sodë – 3 lugë gjelle me sodë dhe ujë i përzieni së bashku. I shplani flokët me këtë përzierje pasi t’i lani me shampo. Do t’u ndihmojë për të larguar shampon e tepërt nga flokët.

Mos i lani flokët shpesh – I lani flokët çdo 2-3 ditë.

Bëni vetë një balsam – Përzieni vezë dhe kos së bashku dhe aplikojeni në skalpin e kokës. Lëreni për 5-10 minuta dhe më pas shplajeni të gjithë.

Për flokë të fortë përdorni vaj bajame.

Teknika e krehjes së flokëve – Në fillim duhet të krehni majat e flokëve e më pas rrënjën.

Mos krehni flokët e lagur – Floku i lagur është tre herë më i dobët dhe mund të thyhet lehtësisht.