Moderatorja shqiptare, Kaltrina Mikushnica do të bëhet nënë për herë të dytë.
Këtë gjë e ka zbuluar me anë të disa fotografive në Instagram ku shfaqet në dasmën e Elita Rudit dhe Gjikos.
E veshur me një fustan të gjatë të kuq, Kaltrina ka vendosur duart në bark në formë zemre. Ende nuk duket barku i rrumbullakosur pasi mund të jetë në muajt e parë të shtatzënisë.
Kaltrina është nënë e një vajze të vogël, ndërkohë që nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë që do të sjellë në jetë.