Muajin e kaluar bëri bujë në media lajmi se personazhi shumë i famshëm, Vali Corleone është arrestuar nga policia për kanosje dhe ngacmim të prindërve dhe u dërgua në psikiatri për shkak të sjelljes agresive.
Sipas Prokurorisë nën kërcënimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit nga shtëpia.
Pasi qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë sot vendimin duke i caktuar Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.
Zyrari Sabit Shkodra e ka bërë të ditur lajmin për “Kallxo.com” duke u shprehur: “Të pandehurit P. V., i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej 6 muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”.