Lidhja e tyre ka qenë padyshim një prej lidhjeve më famëkëqija VIP. Chris Brown dhe Rihanna u ndanë në vitin 2009 pasi këngëtari i famshëm dhunoi në mënyrë barbare RiRi-n dhe që prej atëherë, marrëdhënia e tyre ka qenë disi e paqartë për publikun.
Por, Brown i ka lënë të gjithë pa fjalë gjatë ditës së sotshme, pasi nuk ka ngurruar të urojë ish-in e tij me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.
“Gëzuar ditëlindjen!”-i ka shkruar Chris Rihanna-s, teksa ka postuar edhe një foto të këngëtares kur ajo ka qenë fëmijë. Rihanna sigurisht nuk i është përgjigjur urimit, të paktën jo publikisht.
Prej disa muajsh, ajo është në një lidhje me një sheik arab dhe duket tepër e lumtur. Ndërsa Chris është baba i një vajze 4-vjeçare të quajtur Royalty.













![“QË 1 VJEÇ ME B*THËN JASHTË”/ Ish-banorja e Big Brotherit tregon imazhet epike [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/3ca96839d5cee4ea24dd54c694101570_L-400x224.jpg)

