SHKRUAJNË ANGLISHT DHE JO SHQIP/ Njihuni me 5 vip-et që “urrejnë” gjuhën e tyre. Kritikat e fansave – AlpeGossip
SHKRUAJNË ANGLISHT DHE JO SHQIP/ Njihuni me 5 vip-et që “urrejnë” gjuhën e tyre. Kritikat e fansave

SHKRUAJNË ANGLISHT DHE JO SHQIP/ Njihuni me 5 vip-et që “urrejnë” gjuhën e tyre. Kritikat e fansave

Vip-et qe preferojne anglishten para shqipes

Postimet e vipave na janë bërë pjesë e përditshmërisë duke  qenë se një pjesë të mirë të kohës sonë e kalojmë duke përdorur rrjetet sociale.Kështu ne dimë shumë mirë ku janë,çfarë po bëjnë e cilat janë planet e ardhshme të tyre.

E vetmja gjë që na “vret” syrin janë e shkruajtura e tyre në  anglisht.Një pjese të madhe të vipave preferojnë të mos shkruajnë në shqip por kjo nuk pritet mirë nga fansat.Shpeshherë ato shprehen mjaft të pakënaqur dhe i kritikojnë për këtë zakon “të keq”

Ja disa prej vip-eve më të kritikuar:

Miriam Cani

“E kam shpjeguar disa here! Sepse kam ne kete profil plot miq nga Gjermania… aty ku kam jetuar 23 vite nga 31 qe jam! Apo te mesojne ata shqip? Besoj ne anglisht e kane me te lehte te dyja palët”,  shkruan Miriami.

 

 

Enca Haxhiaj

“Fol shqip se spo t’han kërkush e as kërkush spo don me dit a din ti anglisht apo jo!” shprehet fansi te cilit i duket e papranueshme qe Enca të shkruajë vetëm anglisht.

 

 

Lori Hoxha

“Gjithë ndjekësit janë shqiptar,kjo flet anglisht” i shrkuan fansi Lorit e cila mesa duket ka vendosur mos ti kthejë përgjigje”

 

 

Dafina Zeqiri

“Fol shqip”, “pse nuk flet në shqip”, ka qenë disa nga komentet tek një video e shkurtër që Dafina e ka publikuar në Instagram ku përshëndet fansat e saj në gjuhën angleze.

 

 

Bleona Qerreti

“Një gjë nuk kuptoj me të gjithë këngëtaret pse çdo gjë e shkruani anglisht?! E dashur Bleona të adhuroj shumë por jo të gjithë e dimë anglishten kshu që mundohu të shkruaj edhe Shqip që të kuptojmë dhe ne noj gjë nga ato që thua”, ishte komenti që i ka lënë Bleones ajo.

Përgatiti: AlpeNews.al