KENI KRUAJTJE KOKE? Shpëtoni njëherë e mirë me këto mënyra - AlpeGossip
KENI KRUAJTJE KOKE?  Shpëtoni njëherë e mirë me këto mënyra

KENI KRUAJTJE KOKE? Shpëtoni njëherë e mirë me këto mënyra

Irritimi I lëkurës së kokës është një shqetësim i përhapur gjerësisht që shkakton acarim dhe siklet. Ekzistojnë një numër faktorësh që mund të shkaktojnë këtë problem: nga zbokthi dhe lëkura e thatë në dermatit dhe sëmundje të tjera të lëkurës që mund të kenë nevojë për trajtime mjekësore.

Megjithatë, ka gjëra që mund të provoni për të luftuar këtë përpara se të vizitoni një mjek. Aloe Vera, mjaltë të papërpunuar, dhe vaj ulliri janë vetëm disa prej produkteve që ju mund të provoni tani për trajtimin efektiv të një skalpi të irrituar:

Uthull molle dhe limon: Përdorimi i përditshëm i shamponave, balsamit dhe produkteve të tjera të flokëve shkaktojnë krijimin e mbetjeve në skalpin tuaj. Acidi acetik i gjetur në uthullën e mollës (ACV) lufton mbetjet, ndërsa pjesa antibakteriale e saj e bën lëkurën të shëndetshme dhe të pastër. Në 1 filxhan me ujë të ngrohtë hidhni lëngun e limonit dhe uthullën. Masazhoni këtë përzierje në kokën tuaj dhe më pas lajini flokët dhe vazhdoni procesin që bëni gjithmonë.

Aloe Vera: Lëkura e thatë është një prej arsyeve kryesore që ndodh irritimi I skalpit ndaj përdorimi I aloe verës është ideali. Ajo qetëson dhe hidraton lëkurën. Masazhoni skalpin për 10 min pastaj lijeni për 10 minuta të tjera dhe mund të vazhdoni me larjen.

Vaji i kokosit: Është një tjetër hidratues natyral për lëkurën. Fillimisht vaji I kokosit duhet ngrohur e më pas vendoseni në lëkurën e acaruar. Mund ta përdorni dy herë në javë.
Banane dhe avokado: SHtypni dhe përzieni dy banane dhe një avokado dhe këtë përzierje lijeni në skalpin tuaj për 30 min. Përtej efektit që ka mbi qetësimin kjo përbërje ndihmon dhe në ritjen e flokëvë tuaj.

Vaji I ullirit: Ka një proces pak më të gjatë pasi duhet lënë rreth 4 deri në 6 orë në kokë dhe më pas të shplahët. Ky lloj vaji do të hidratojë lëkurë, qetësojë dhe do ti bëj flokët tuaj të shkëlqejnë.
Disa përbërës të tjerë apo faktorë që ndikojnë në përmirësimin e irritimit të skalpti janë: Sporti sepse ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut, ndërrimi I shpeshtë I kreherave të flokëve dhe masazhimi I kokës.