Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja bukuroshe Viola Spiro është ndarë nga i dashuri i saj Valentin Selaj me të cilin është kapur disa herë mat dhe është komentuar shumë në media.
Burime për “Panorama plus” treguan se çifti nuk janë më bashkë dhe nuk e kaluan as festën e Shën Valentinit së bashku.
Viola ishte sot e ftuar tek “Rudina” ku e pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar, ajo u shpreh se është natyrë e ndjeshme dhe është ndjerë shumë herë se e kanë paragjykuar.
“Po, jam ndjerë shumë herë e paragjykuar. Varet nga tipi dhe natyra. Unë jam natyrë e ndjeshme. Sigurisht që më përpara më ka ndikuar më shumë, por prapë më ndikon. Nuk mund t’i shpëtoj kësaj gjëje”, u shpreh Viola.