Andrra Destani feston ditëlindjen, shihni çfarë surprize romantike i ka bërë Sinan Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
Andrra Destani feston ditëlindjen, shihni çfarë surprize romantike i ka bërë Sinan Hoxha (FOTO)

Andrra Destani feston ditëlindjen, shihni çfarë surprize romantike i ka bërë Sinan Hoxha (FOTO)

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuar në media e rrjete sociale. Ata shihen shpesh t’i bëjnë dedikime apo dhurata njëri-tjetrit të cilat nuk mund të mungonin në një ditë si kjo.

Sot Andrra ka ditëlindjen dhe surprizën që i ka bërë Sinani, ajo na i ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram.

Andrra shihet duke mbajtur një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë të cilët formojnë numrin 26, moshën e saj.

“Faleminderit dashuri Sinan Hoxha”, shkruan Andrra teksa tregon se sot është edhe 3 vjetori i lidhjes së tyre.