FLORIANA GARO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Bukuroshja zbulon emrin e djalit – AlpeGossip
FLORIANA GARO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Bukuroshja zbulon emrin e djalit

FLORIANA GARO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË/ Bukuroshja zbulon emrin e djalit

Në marsin e vitit të kaluar, ajo u bë nënë për herë të parë e një vajze të bukur dhe të shëndetshme! E quajtën Adia dhe sigurisht që prej asaj dite, Floriana Garo, moderatorja e njohur shqiptare që prej vitesh e ka zhvendosur jetën e saj profesionale dhe private në Gjenevë të Zvicrës ka fituar statusin më të ëmbël në botë: atë të nënës!

Por, lajmi i bukur i pritjes së dytë nuk vonoi dhe përmes një daljeje të sajën publike, Floriana bëri me dije se është sërish shtatzënë!

Djali i saj dhe i Enisit ka ardhur në jetë ditën e djeshme për të lumturuar ata të dy si prindër, por edhe motrën Adian! Përmes një fotoje të bukur dhe një dedikimi të ndjerë, Floriana zbuloi edhe emrin e djalit! E kanë quajtur Priam!

Në dixhiturën shoqëruese të fotos, ajo shkruan: “Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa me shumë çdo moment. Të duam pa fund! 23.12.2019″!