NUK KA MUNDUR TË KURSEJ/ Vetëm kjo veshje e Dhurata Dorës kushton sa qimet e kokës – AlpeGossip
NUK KA MUNDUR TË KURSEJ/ Vetëm kjo veshje e Dhurata Dorës kushton sa qimet e kokës

NUK KA MUNDUR TË KURSEJ/ Vetëm kjo veshje e Dhurata Dorës kushton sa qimet e kokës

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Në repertorin e saj muzikor ajo numëron me qindra këngë, që janë kthyer direkt në hit pasi kanë fituar menjëherë zemrën e publikut.

Ajo është e njohur për stilin unik e po ashtu dhe për sharmin që përcjell në thuajse çdo videoklip dhe në daljet e saj publike.

Artisja solli pak kohë më parë klipin e ri “Mi Amor”, në të cilin bashkoi forcat me reperin Noizy, i cili rezultoi një sukses i vërtetë dhe numëron miliona klikime në “YouTube”.

Po ashtu, Dhurata mori vëmendje me paraqitjet dhe veshjet e saj, të cilat komentohen në masë të gjerë nga publiku.
Vetëm një kostum i markës ‘Channel’ në të cilin u shfaq në klip thuhet se kushon 4 mijë euro, sipas faqes ‘Shqip Closet’.

Duket se Dhurata dhe Noizy nuk do e mbyllin me kaq me bashkëpunimet e tyre. Është mësuar se Dhurata dhe Noizy kanë bërë gati dhe një tjetër këngë të përbashkët. Detajet për këtë projekt të dytë mes artistëve nuk dihen ende, por mendohet se nuk do të vonojë dhe shumë. Thuhet se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t dhe me shumë mundësi dhe pjesë e atij të Dhuratës.