Këngëtarja e njohur greke me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka marrë pjesë së fundmi në një festival homoseksualësh në Mykonos të Greqisë.
E veshur me një kostum leopardi, Eleni dhe kërcimi i saj sensual e rritën adrenalinën e të pranishmëve.
Këngëtarja, që për pak rrëmbeu trofeun e Eurovizionit, nuk pati asnjë lloj problemi apo tabuje për të perfomuar në koncertin e mbajtur për homoseksualët.
Veç hitit të saj, “Fuego”, Eleni këndoi edhe “Havana” të Camila Cabello-s.