Pas këngës për Dr. Florin, “West Side Family” i dedikojnë këngë komshies – AlpeGossip
Pas këngës për Dr. Florin, “West Side Family” i dedikojnë këngë komshies

Pas këngës për Dr. Florin, “West Side Family” i dedikojnë këngë komshies

Vetëm para pak muajsh “West Side Family” ju rikthyen muzikës pas një kohe të gjatë me këngën “Beso” dedikuar të ndjerit Dr. Flori.

Por ata duket se nuk e kanë lënë me kaq dhe sapo kanë publikuar këngën më të re me titull “Komshia”.

Kënga vjen me plot ritme dhe me siguri do të jetë një hit i kësaj vere. Për tekstin e këngës kanë punuar Alban Kondi dhe Miri, pjesëtari i grupit, ndërsa muzikën e ka shkruar Alban Kondi.

Pas një pauze kaq të gjatë grupi ka paralajmëruar se po punojnë akoma për projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do të bëhen të njohura për publikun.