“BB VIP “MOLLA E SHERRIT”/ Hatermbetja e Arbana Osmanit, nga Luana Vjollca tek Bora Zemani – AlpeGossip
“BB VIP “MOLLA E SHERRIT”/ Hatermbetja e Arbana Osmanit, nga Luana Vjollca tek Bora Zemani

“BB VIP “MOLLA E SHERRIT”/ Hatermbetja e Arbana Osmanit, nga Luana Vjollca tek Bora Zemani

Si në të gjitha televizionet ndërkombëtare dhe në vendin tonë nuk mungojnë rivalitetet mes moderatoreve.
Konkurenca vazhdon e rritet pasi secila nga moderatoret shqiptare synon të ketë emisionin më të mirë dhe atë që ndoqet më shumë nga publiku.

Në këtë rast bëhet fjalë për një rivalitet që ka nisur që sezonin e kaluar mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës, por së fundmi edhe me Bora Zemanin.

Si ka nisur e gjitha?

Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kishin një marrëdhënie të ftohtë, e fajtor për këtë ishte “Big Brother” se kush do e drejtonte atë.

Pas shumë fjalëve që qarkullonin, Luana u largua nga Top Channel për të vazhduar këtë sezon në TV Klan, por nuk u larguan rivalitetet në ish-vendin e punës së saj.

Dhe sëfundmi një tjetër rivalitet po ndodh mes Arbana Osmanit dhe Bora Zemanit. Kjo gje u vu re pasi Arbana ka treguar hatërmbetje edhe me “Top Channel”.

Disa ditë më parë u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.

Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit. Dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.

Fakt ky i çuditshem, pasi moderatorja është figurë qe perveç se ka qe ne fillimet e medias kur ka qene fare e vogël, por as nuk ka ndodhur më parë që te mungojë ne festat e TCH.

Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani dhe një perplasje qe ajo ka patur me binjakt Veshaj. Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”.

Madje Arbana as nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e Dancing With The Stars”.

Alpegossip.al