Jonida Vokshi moderatorja e programit “Thurje”, përpos punës së saj si prezantuese është komentuar shpeshherë në media edhe për miqësitë e saj.
Ajo është prej vitesh shoqja e ngushtë e këngëtares së njohur, Elvana Gjata por edhe e aktores fantastike, Olta Daku.
Por cila prej tyre është mikja e saj e ngushtë?!
”Janë të dyja kaq të rëndësishme në jetën time. Elvanën e kam si motër jam rritur me të, kemi marrë dhe hijen e njëra tjetrës. Ndërkohë që Oltën kam vite që e njoh ndajmë punët bashkë por edhe problematikat e përditshme, lumturitë, hidhërimet, kështu që i kam të pandashme”, është shprehur Jonida në një intervistë për programin “Lart e Poshtë”.
E pyetur nga gazetarja Suada Daci se nëse do të kishte nevojë për një mendim të ftohtë, atë do ta merrte nga Olta apo Elvana, Jonida ka thënë:
“Elvana sepse e ka në natyrë t’i shohë gjërat me ftohtësi. Elvana thotë kjo gjëja është e bukur, por në rregull le të shohim këtë anën tjetër. Ajo ka kritikën të parën pastaj pjesën e të vlerësuarit”.
Ndërsa sa i takon mikes së saj Olta Daku, Jonida Vokshi ka thënë për herë të parë në “Lart e Poshtë”, se shpreson shumë që me aktoren e njohur të sjellin një projekt së shpejti.