Meghan e ka të ndaluar të veshë fustanin e bardhë në dasmën e saj – AlpeGossip
Meghan e ka të ndaluar të veshë fustanin e bardhë në dasmën e saj

Meghan e ka të ndaluar të veshë fustanin e bardhë në dasmën e saj

Meghan Markle së shpejti do të bëhet nuse, por nuk do mund të veshë fustanin e bardhë në ditën e martesës me princin Harry. Lajm përbën jo vetëm përshkrimi i fustanit të nuses, por edhe fakti që nuk do të jetë i bardhë.
Duke cituar burime pranë çiftit, mediat angleze shkruajnë se fustani i nusërisë së Meghan nuk do të jetë i bardhë. Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo është një zgjedhje e aktores amerikane, e cila është një grua e divorcuar, pasi më parë ka qenë e martuar me producentin Trevor Engelson.

Ky është rasti i parë i një martese në familjen mbretërore që mbahet në kishë, ku nusja është e divorcuar. Ceremonia martesore do të mbahet mesditën e 19 majit, nga at David Connor, në kishën e San Giorgio, ndërsa premtimet do të lexohen nga Justin Welby, arkipeshk i Canterbury.

Pas ritit fetar, Harry dhe Meghan do të përshkojnë 3 kilometër me një karrocë, për të përshëndetur qytetarët, para se të bëhen pjesë e drekës me 300 të ftuar.

Gjatë drekës, Harry dhe Meghan do të mbajnë fjalime për të përshëndetur të pranishmit, ndërsa në darkë do të mbahet një festë ekskluzive me 300 të ftuar të tjerë, kryesisht miq të çiftit, shkruan noa.al.

Mes të ftuarve të sigurt është familja Beckham, Elton John, Ed Sheeran, Rihanna, Usain Bolt, Leëis Hamilton dhe Serena Williams, si dhe kolegë të Meghan.

Dyshime palidhur me praninë e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe gruan e tij Michelle, duke qenë se janë shumë miq me Harryn. Por një ftesë zyrtare do e “detyronte” familjen mbretërore angleze që të ftonte edhe Presidentin aktual, Donald Trump.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/meghan-e-ka-te-ndaluar-te-veshe-fustanin-e-bardhe-ne-dasmen-e-saj-504043/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright