Foli Kylie dhe ca njerëz u zgjuan miliona më të pasur, ca miliona më të varfër - AlpeGossip
Foli Kylie dhe ca njerëz u zgjuan miliona më të pasur, ca miliona më të varfër

Foli Kylie dhe ca njerëz u zgjuan miliona më të pasur, ca miliona më të varfër

Influenca e padiskutueshme e Kylie Jenner mbi platformat e rrjeteve sociale sapo u bë akoma më e padiskutueshme.
Më herët gjatë kësaj jave, Kylie postoi në Twitter pakënaqësitë e shkaktuara nga versioni i ri i Snapchat. Që kur ngeli shtatzënë, Kylie u zhduk nga platforma dhe u deshën vetëm dy fjali që kompania të humbiste 1.3 miliard dollarë në vlerë aksionesh.
Si gjithmonë, ku mbyllet një derë hapet një dritare. Nga kjo rënie e Snapchat përfitoi dukshëm Facebook. Mbrëmjen e të premtes, vlera e Facebook u rrit me mbi 13 miliard dollarë. Rritje brenda ditës, le të qartësohemi

Facebook gjithashtu zotëron Instagram, dhe Kylie i ka përdorur të dy rrjetet sociale për të promovuar linjën e re të produkteve kozmetike të Kylie Cosmetics. Më herët ajo i postonte në Snapchat për herë të parë linjat e reja. Ngaqë ajo u shkëput nga aplikacioni, të njëjtën gjë bënë dhe fansat e saj dhe u shpërngulën në Instagram dhe Facebook.

Për dy fjali të thëna shkarazi, aksionerët e Facebook u zgjuan goxha më pasanikë, ndërsa ata të Snapchat po urrejnë Evan Spiegel (CEO i Snapchat) në heshtje.