E dinit semoderatorja Luana Vjollca dhe Bora Zemani janë mike prej vitesh.
Miqësia e tyre filloi nga koha kur Bora zëvendësoi Luanën si velinë në emisionin Fiks Fare. E ftuar në emisionin Pop Culture, moderatorja sportive ka treguar se në dallim nga vitet e para ajo nuk është po aq e afërt me Luanën.
Vajzat as nuk takohen më aq sa më parë, megjithatë ato mbeten mikesha…
Bora ka treguar që edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen e rifillojnë bisedën ku e kanë lënë.
“Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur”, ka thënë Bora lidhur me pyetjen se çfarë nuk i pëlqen tek Luana.
“Sinqeriteti. Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë”, ka treguar Bora për një nga tiparet më pozitive të moderatores sexy.