Unazat e "FEJESËS" në gishtat e VIP-ave që çmendën fansat! Nga Alba Hoxha, tek Lori... (FOTO) - AlpeGossip
Unazat e “FEJESËS” në gishtat e VIP-ave që çmendën fansat! Nga Alba Hoxha, tek Lori… (FOTO)

Unazat e “FEJESËS” në gishtat e VIP-ave që çmendën fansat! Nga Alba Hoxha, tek Lori… (FOTO)

Vajzat e showbizit duket se kanë qejf të luajnë me fansat dhe shpesh herë bëjnë postime ku i bëjnë ata të dyshojnë për ngjarje të rëndësishme siç është fejesa.

Së fundmi Lori Hoxha ka postuar një foto në instastoryn e saj ku tregon dorën e majtë dhe në gishtin ku mbahen unaza e “fejesës” qëndron një e tillë. Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë fansat e saj nisën aludimet se ajo mund të jetë fejuar.
Lori dhe Vis Bajraktari janë në një lidhje prej vitesh dhe pse jo ata mund të kenë vendosur ti bëjnë gjërat më serioze.

Lori nuk është e vetmja që ka vepruar kështu.
Elvana Gjata pak kohë më parë postoi një foto ku shihej një unazë me gurë diamanti që ja bëri dhuratë nje person i veçantë vetëm pak para koncertit të saj në Prishtinë.

Pas pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother”, Rike Roçi është një ndër personazhet më të komentuar në botën e showbizit.

Rike gjithashtu tërhoqi vëmendjen e fansave me një foto të postuar në rrjetet sociale. Ajo shfaqte dorën e majtë ku në gishtin e unazës së fejesës, vezullonte një unazë me gurë. Dhe Rike Roci ngriti dyshimet e fansave për një fejesë të mundshme në fshehtësi, por asgjë nuk u konfirmua.

Prej disa muajsh përflitet se koreografi Albi Nako dhe një nga balerinat e trupës së tij, Alba Hoxha, janë në një lidhje. Ata janë fotografuar bashkë në evente, udhëtime si dhe në plazh dhe nuk duket aspak rastësi.

Në një kohë ku dyshja po përflitet për një fejesë, fotoja e Albës në “Instagram” ku tregonte se e kishte gjetur unazën çmendi rrjetin deri në momentin që ajo hodhi poshtë zërat për një fejesë ke Albi Nakon.

AlpeNews.al