NA HABITIT/ Altin Basha për spektaklet e tjerë të humorit: Nuk i vijnë Portokallisë as tek bishti – AlpeGossip
NA HABITIT/ Altin Basha për spektaklet e tjerë të humorit: Nuk i vijnë Portokallisë as tek bishti

NA HABITIT/ Altin Basha për spektaklet e tjerë të humorit: Nuk i vijnë Portokallisë as tek bishti

Regjisori i “Portokalli”, Altin Basha ishte i ftuar sot në programin “E diell” në Top Channel.

Në rubrikën “Këndi së vërtetës” përballë prezantueses Fjoralba Ponari, regjisori i spektaklit të humorit jo vetëm që nuk pranoi që “Portokalli” ka ulur nivelin, por tha se është më lart se 15 vite më parë.

Altin Basha u shpreh se i shikon programet e tjera të humorit, por ka një kritikë të fortë për ta.

“Patjetër që i shoh, por kanë ende shumë rrugë për të bërë që të arrijnë te bishti i Portokallisë’- tha Basha.

Ai gjithashtu pranoi që kur duhet e ngre zërin me aktorët dhe kohë pas kohe e ka disa aktorë që i mban me hatër, por që nuk ndikon në marrëdhënien profesionale të tyre.

Altin Basha ka qenë në vëmendje të medias herë pas here edhe për marrëdhëniet jo të mira me aktorët e larguar nga programi i humorit.

“Me një pjesë të të larguarve nga Portokallia mbaj ende kontakte, ndërsa me pjesën tjetër jo, sepse nuk kam pasur të njëjtin afrimitet.”- tha ai lidhur me këtë temë.

Kujtojmë që spektakli i humorit “Portokalli” rifillon sonte në ekranin e Top Channel, jo më me dy prezantues, por me katër.