ZBULOHET GABIM NË VOTIM/ Jonida Maliqi ngrihet në renditjen e finales së Eurovision – AlpeGossip
ZBULOHET GABIM NË VOTIM/ Jonida Maliqi ngrihet në renditjen e finales së Eurovision

ZBULOHET GABIM NË VOTIM/ Jonida Maliqi ngrihet në renditjen e finales së Eurovision

Bjellorusia u ndalua të votonte në finalen e Eurovision pasi publikoi rezultatet e votimit të tyre në gjysmëfinale. Mirëpo, duket se kjo pati një efekt domino në gjithë votimin, pasi u desh të përcaktohej një rezultat i kombinuar për të plotësuar boshllëkun që la Bjellorusia.

Mirëpo, një “gabim njerëzor” siç e përcaktoi EBU-ja shkaktoi një keqllogaritje vetëm tek votat e jurisë. Gjysma tjetër, votat e publikut, nuk u ndikuan nga ky gabim.

Kështu, sot renditja e shteteve në finalen e Eurosong-ut u ripërllogarit me votat e sakta të jurisë. Kjo nuk ndryshoi 4-shen më të votuar dhe për fat, as fituesin.

Por, ndryshoi pozicionin e Shqipërisë nga vendi i 18-të tek i 17-i. Një lajm të cilin e ndau edhe Jonida Maliqi në Instagram-in e saj.

Kjo është renditja e ndryshuar: