TANDRA DHE SEKSI/ Si të përgatisni mendjen dhe ambientin – AlpeGossip
TANDRA DHE SEKSI/ Si të përgatisni mendjen dhe ambientin

TANDRA DHE SEKSI/ Si të përgatisni mendjen dhe ambientin

Tantra ka të bëjë me lidhjen – qoftë kjo me veten, qoftë mes jush dhe një partneri/eje. Në praktikë, tantra ka të bëjë me kapërcimin e rrafshit seksual ashtu edhe atij shpirtëror duke u futur në seks thellësisht meditativ, spontan dhe intim.

Tantra ka të bëjë me vetëdijen fizike dhe shpirtërore. Kjo ju lejon t’i kushtoni vëmendje më të mirë dëshirave dhe nevojave dhe të sigurohuni që ato të realizohen.

Si të përgatisni mendjen

1. Përqendrohuni te frymëmarrja: 15 deri në 30 minuta merrni frymë butësisht dhe qëndroni në kontakt me çfarë po ndodh në mendjen tuaj – qoftë stres apo dëshira.

2. Shtrihuni për disa minuta: Shtrini çdo gjymtyrë, largoni çdo mendim negativ.

3. Kaloni të paktën 30 minuta në ditë duke shkruar në ditar: Punoni përmes mendimeve që mund të bllokojnë rritjen shpirtërore.

Si të përgatisni ambientin (ndoshta para seksit)

1. Sigurohuni që hapësira të jetë në një temperaturë të rehatshme.

2. Krijoni atmosferë me qirinj, lule ose çdo mënyrë tjetër që i jep ambientit një pamje më sensuale.

3. Hidhni aromën e preferuar – qirinj aromatikë, vaj esencial etj. Zbuloni një aromë që ju bën të ndiheni seksi, por të mos jetë shumë e fortë.

4. “Zbutni hapësirën” duke vendosur batanije ose jastëkë prej pellushi.

5. Krijoni një ndjesi romantike, për shembull me muzikë në sfond.