Këto janë pesë veshjet që nuk duhet t’i vishni KURRSESI në një dasmë – AlpeGossip
Këto janë pesë veshjet që nuk duhet t’i vishni KURRSESI në një dasmë

Këto janë pesë veshjet që nuk duhet t’i vishni KURRSESI në një dasmë

Dasma është një ndër ditët më të rëndësishme për çiftin dhe si të tillë, duhet ta respektosh edhe ti! Ndaj menjëherë sapo merr ftesën, nis të mendosh se çfarë do të veshësh, pasi na beso, nëse sytë e të ftuarve janë tek nusja, sytë e nuses janë tek ty. Mirëpo goca dhe çuna, janë disa rregulla të pashkruara kur vjen puna tek veshja në dasmë. Ndaj jeni gati t’u hedhim një sy?

Mos u vish me të bardha

Fustanet e bardha janë përrallore, sidomos në verë! Ndaj vajza, ju kuptojmë! Por kjo ditë e rëndësishme i dedikohet vetëm nuses dhe fustanit të saj, që me siguri ka kushtuar disa herë më shtrenjtë se i yti. Ndaj braktise të bardhën dhe zgjidh ngjyrat neutrale.

Mos vish kurrsesi materialin “tutë”

Edhe nëse është dasma e një personi të largërt, asnjëherë mos e nënvlerësoni! Ndaj harrojeni veshjet që do të zgjidhnit për një pasdite jashtë! Ndoshta materialet e pambukut mund t’ju zgjidhin punë.

 

Xhinse – JO

Përse të veshësh xhinse në një ditë kaq të rëndësishme për një çift, kur i mban veshur çdo ditë? Provo një jumpsuit në një material ndryshe, nëse e keni të pamundur të largoni mendjen nga xhinset.

Çuna, harrojini pantallonat e shkurtra

Po, edhe nëse është shumë vapë jashtë, bëjeni këtë sakrificë. Mund t’ia dalësh për vetëm një ditë, të mbash veshur pantallona të gjata. Femrat bëjnë mijëra sakrifica për bukurinë çdo ditë, tashmë është rradha juaj. Ps: hidhini një sy pantallonave lino.

Mos shkel kodin e veshjes

Mirë, e dimë që është shumë e rëndësishme të veshësh atë që dëshiron, në mënyrë që të jesh i lumtur. Por sipas vendit, bëhet kuvendi! Ndaj mëso se ku do të mbahet dasma dhe përshtat veshjen tënde.