Këngëtarja Nora Istrefi dhe partneri i saj Robert Berisha janë prej 4 vitesh prindër të vogëlushes Renee, mirëpo për shkak të një fotoje të Norës që po qarkullon në rrjete sociale, të gjithë po aludojnë se ajo është shtatzënë për herë të dytë
Nora shfaqet gjatë një performance, e veshur me fustan të bardhë të ngushtë që i tregon barkun paksa të rrumbullakosur. Kaq ka mjaftuar që fansat të besojnë për një shtatzëni të dytë, mirëpo këngëtarja e ka mohuar këtë lajm për “Syri.net”.
“Jo nuk ka ndodh, as nuk e kam në plan për momentin”, është shprehur ajo, duke dhënë lajmin se gjithçka mbetet thjesht një aludim.