JUSTIN BIEBER NUK PËRMBAHET/ Ia plas të qarës në sy të Hailey-t dhe fotot na këputën shpirtin (FOTO) - AlpeGossip
JUSTIN BIEBER NUK PËRMBAHET/  Ia plas të qarës në sy të Hailey-t dhe fotot na këputën shpirtin (FOTO)

JUSTIN BIEBER NUK PËRMBAHET/ Ia plas të qarës në sy të Hailey-t dhe fotot na këputën shpirtin (FOTO)

Ata janë fotografuar gjithnjë të lumtur pas fejesës që shpallën pikërisht një muaj më parë.

Por Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë fotografuar duke qarë të dy të martën, pasi kishin dalë shëtitje me biçikleta në West Side në Manhattan.

Në një moment, 24-vjeçari kanadez nisi të qante, ndërsa e dashura e tij 21-vjeçare i qëndronte afër dhe e ngushëllonte.

Justin dukej shumë i emocionuar teksa fliste, ndërsa Hailey e dëgjonte me vëmendje. Më pas Justin uli kokën poshtë dhe shpërtheu në lot, ndërsa modelja e shihte e shqetësuar.

Justin i propozoi Hailey-t më 7 korrik në Bahamas me një unazë me gur gjigant diamanti që mund të jetë 6 deri në 10 karat dhe kushton 500 mijë dollarë.

Ata kanë planifikuar një dasmë të thjeshtë me miq e të afërm të ngushtë, por pas këtyre fotove vështirë se mund ta mendojmë që do të shkojnë drejt altarit. Të jetë penduar vallë Justin?