Djali ndalon në rrugë Ronela Hajatin për kafe: “Nuk kishte pikën e idesë se kush isha” (FOTO) – AlpeGossip
Djali ndalon në rrugë Ronela Hajatin për kafe: “Nuk kishte pikën e idesë se kush isha” (FOTO)

Djali ndalon në rrugë Ronela Hajatin për kafe: “Nuk kishte pikën e idesë se kush isha” (FOTO)

Pavarësisht se mund të jesh në listën e personave të famshëm, duhet të dish që shumë persona edhe mund të mos të të njohin fare.

Ky është edhe rasti i këngëtares Ronela Hajati, e cila u ndalua në rrugë nga një djalë që e ftoi për kafe, por që nuk ia kishte aspak idenë se kush ishte personi që kishte përballë.

Ronela vendosi që ta regjistronte këtë moment dhe ta publikonte në “Instagram”-in e saj, me mbishkrimin:

“E kishte emrin Xhulio, mendoi që isha “cute” dhe donte të më ftonte në kafe. Hajde të të bëj një video i thash. Nuk kishte pikën e idesë se kush isha, ose ma ka hedhur”.

Në video Ronela thotë se, “ky djali e kishte ndaluar në rrugë”, ndërsa i kërkon atij të flasë. Por ky i fundit i kapur nga emocionet e ka më të vështirë që të shprehet para telefonit.