CILI ËSHTË SEKRETI? Teksa ne shtojmë peshë, Dafina është e vetmja që po humbet kilogramë në karantinë (VIDEO) – AlpeGossip
CILI ËSHTË SEKRETI? Teksa ne shtojmë peshë, Dafina është e vetmja që po humbet kilogramë në karantinë (VIDEO)

CILI ËSHTË SEKRETI? Teksa ne shtojmë peshë, Dafina është e vetmja që po humbet kilogramë në karantinë (VIDEO)

Izolimi në shtëpi duket sikur ka ardhur paketë me disa kilogramë më tepër për secilin prej nesh.

Thuajse të gjithë i janë përkushtuar gatimit, eksperimenteve me ushqimin, recetave të vjetra e të reja e testimit të aftësive të tyre në kuzhinë.

Vazhdimisht dëgjojmë në biseda të përditshme me të afërm apo miq për kilogramët e tepërt që të gjithë kanë shtuar, mirëpo duket se e vetmja që po shkon “kundër rrjedhës” është këngëtarja Dafina Zeqiri.

Në një postim në InstaStory, ajo na e ka bërë zili të gjithëve me trupin super të tonifikuar, duke treguar se madje ka humbur kalori në karantinë.

“Si ndihen 700 kalori më pak”- shkruan Dafina krahas videos ku tregon trupin e saj para pasqyrës.

Ende nuk e dimë nëse kjo humbje kalorish ka ardhur nga ushtrimet apo edhe nga një dietë e posaçme, megjithatë këngëtarja është kujdesur gjithmonë të ketë një trup të tillë.

Për t’ju rifreskuar kujtesën, vetëm 4 ditë më parë Dafina konfirmoi fundin e lidhjes së saj të shumëpërfolur me Dj Geek, teksa tregoi se duhet të zgjidhte mes tij dhe karrierës së saj.

Pra, mëse e kuptueshme që muzika kishte më shumë rëndësi për të në këtë moment të jetës!