Si ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë verës me këto teknika të thjeshta – AlpeGossip
Si ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë verës me këto teknika të thjeshta

Si ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë verës me këto teknika të thjeshta

Mama në pritje të ëmbël, ju mund ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë verës.

Ndiqni këto këshilla. Do të ndiheni më të freskët dhe të shëndetshme:

  • Kryeni punët jashtë shtëpisë në mëngjes ose në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.
  • Kur temperaturat kalojnë 30 gradë Celsius qendroni në ambiente të freskëta.
  • Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
  • Pini sasinë e duhur të ujit/lëngjeve për të qenë të hidratuara.
  • Mbani një shishe me ujë me vete kur dilni jashtë shtëpisë.
  • Përdorni krem mbrojtës me SPF 30+, 20 minuta përpara së të dilni në diell dhe disa herë gjatës ditës.
  • Bëni banjo shpesh për të qenë sa më të freskët.
  • Mbani këmbët lart për të shmangur fryrjen/ënjtjen e tyre.
  • Minimizoni marrjen e kripës për të shmangur mbajtjen e  ujit në trup.
  • Shtrihuni edhe flini rregullisht edhe gjatë ditës.
  • Kërkoni ndihmë në qoftë se ndiheni të lodhura kur gatuani, kur pastroni apo kur shëtisni.
  • Kujdes në zgjedhjen e ushqimeve. Ato duhet të jenë të gatuara mirë dhe jo të lëna jashtë për një kohë të gjatë.